Në emisionin “Mos i fol shoferit” e ftuar ishte aktorja Albana Perhati e cila është e njohur për rolet e shumta në spektaklin e humorit “Portokalli”, dhe sidomos për rolin e “Bukrës”.
Gjatë bisedës me moderatoren Rudina Dembacaj, Albana tregoi më shumë rreth mënyrës si funksionon puna në spektaklin e humorit, duke pranuar që ka edhe shumë stres.
Aktorja simpatike e lidhi këtë me vetë ngarkesën që ka spektakli i mirnjohur. Nga java në javë duhet krijimtari dhe vitalitet e sigurisht kjo kërkon shumëenergji si fizike dhe mendore.
“Bukra” mes të tjerash tregon një episod ku tregohen më së miri përpjekjes e saj si aktore:
Link: https://youtu.be/4lkipEHwZnA?t=1154
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel