Ai që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin e Eurovisionit dhe mbrëmjen e ndjeshme ai qe i ftuar në “Opinion” nga Blendi Fevziu.
Eugent Bushpepa, ka rrëfyer eksperiencën e tij në këtë festival, si edhe shprehu mendimin për vlerësimin që i dhanë shtetet fqinje gjatë natës finale.
Në veçanti, Eugenti ka shprehur pakënaqësinë ndaj Italisë, e cila nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë.
“Çudia më të madhe në këtë mes ishte Italia. Ne menduam që duke pasur edhe një përfaqësues shqiptar ata do të tregoheshin pak më zemërmirë me ne”, është shprehur Eugenti.
Po ashtu edhe Ermal Meta ka reaguar mbi këtë vendim të Italisë në Twitter, duke u shprehur i çuditur për pikër e munguara nga Italia.
Link: https://youtu.be/4jbEjSv5b-g?t=100
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan