ShowBiz

Si u njoh Rozana me partnerin? Një detaj i ngatërron të gjithë

Në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” më Tv Klan mbrëmë qe e ftuar një këngëtare shumë e dashur për publikun, Rozana Radi. Si çdo i ftuar edhe Rozi u vu përballë panelit të fëmijëve që drejtojnë pyetje thumbuese.

Gjatë intervistës Rozana foli edhe për njohjen e saj me partnerin. Ndonëse ajo nuk ka preferuar asnjëherë ta bëjë publik këngëtarja është fotografuar disa herë me të dashurine saj.

Ndërsa mbrëmë teksa Rozi tregoi se si janë njohur të dy, pa dashur me rrëfimin i bëri paksa lëmsh të gjithë.

“Një natë në lokal atij i kishte humbur çelësi dhe kërkonte poshtë këmbëve të mia. I thashë çfarë kërkon këtu, kë çelës se një çelës e ka gjetur Xhensila”, rrëfeu ajo.

Mirëpo me këtë histori këngëtarja nuk u tregua “e sinqertë” pasi “Çelësi i zemrës” nga Xhensila ka vetëm pak muaj që është publikuar, ndërsa ajo dhe partnerin, sipas deklaratave të saj më herët, kanë rreth 5 vjet bashkë.

Mesa duket këngëtarja ka dashur ta bëjë sa më interesante për fëmijët këtë ngjarje.

Link: https://youtu.be/elhHcVmxfRU?t=587

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan