Albana Perhati, aktorja e njohur e “Portokalli” ka qënë e ftuar së fundi në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacaj, ku ka treguar fillimet e saj në Portokalli.
Ajo ka thënë se fillimi i saj në spektaklin e humorit ka qënë me rolin “Shaqira” krah aktorit Vis Pupa, i cili ishte parteneri saj në skenë.
Aktorja ka thënë se në atë kohë ishte përgatitur të emigronte drejt Italisë ku ndodhej familja e saj, por që nga ajo ditë ajo nuk është larguar kurrë nga “Portokalli”.
“Në korridor me Visin, ngjitur ishte zyra e Portokallisë. Dëgjoja që fliste personazhin e Avdiut dhe unë duke bërë shaka, i kthehem me të njëjtën gjuhë, me të njëjtin dialekt. Ore çavo ça po bëhet, do pimë ndonjë kafe?
Visi nuk më tha gjë por i bëri përshtypje që unë e flisja shumë natyrshëm atë gjuhë dhe më tha pse nuk vjen ta provosh. Unë në atë periudhë doja të ikja në Itali se kam familjen. Dhe Visi më mbajti këtu e jam sot e 15 vjet” – ka thënë aktorja gjatë intervistës.
Link: https://youtu.be/4lkipEHwZnA?t=596
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ztoimYgvIrY
https://www.instagram.com/p/BbW06iWlhkJ/?hl=en&taken-by=elvispupa
Link: https://www.instagram.com/p/BbW06iWlhkJ/?hl=en&taken-by=elvispupa
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel