ShowBiz

“Sot të dëshiroj” Ilda Bejleri romantike si asnjëherë

Ilda Bejleri shfaqet më romantike se kurrë më parë, teksa ka surprizuar të gjithë me një video pasionante që ka shpërndarë nëInstagram.

Kjo video është shkëputur nga klipi i këngës “Hoy tengo ganas de ti” (Sot të dëshiroj) të Christina Aguilera në një bashkëpunim me këngëtarin Alejandro Fernández. Balada e famshme e dashurisë ka rrëmbyer zemrat e publikut.

Ilda e ka cilësuar si këngë emocionuese, por nuk dihet nëse është një dedikim dashurie i bërë enkas për ndonjë person të veçantë.

Moderatorja  kohët e fundit është përfolur për një lidhje dashurie me deputetin demokrat Klevis Balliun. Por si lajmi i lidhjes mes tyre ashtu edhe i ndarjes, që bëri jo më pak bujë, nuk u konfirmuan asnjëherë nga çifti.

https://www.instagram.com/p/BizoFV_Bny_/?taken-by=ildabejleri

Link: https://www.instagram.com/p/BizoFV_Bny_/?taken-by=ildabejleri

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BisKkcCBK9x/?taken-by=ildabejleri