ShowBiz

Në Eurovision kënduan me playback? Eugent Bushpepa sqaron të vërtetën

Me këngën “Mall” Eugent Bushpepa përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion.

Kjo këngë duket se u pëlqye shumë nga publiku pasi u shoqerua me shumë duartrokitje.

Pas incidentit që i ndodhi këngëtares britanike SuRie u ngritën dyshime nëse të gjithë këngëtarët që morën pjesë kënduan “live”.

Një reper dhe aktivist shqiptar u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin këngëtares britanike. Pas kësaj u vu re se kënga e saj vazhdonte pa ndërprerje gjë që linte të kuptohej se Suri nuk po këndonte live.

Eugent Bushpepa zbuloi të vërtetën gjatë një interviste për “Top show Magazine”.

“Ishin të gjithë live. Ashtu si Netta dhe Suri. Kënga e Surie-t nuk u ndërpre pasi ishin backvokalistët që këndojnë” – u shpreh Genti.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=vlDPvFeqetQ&feature=youtu.be

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BJL5DsYDDaU/?taken-by=eugentbushpepa