Efektivët e policisë kanë ndaluar një varg të gjatë makinash luksoze dhe disa individë të maskuar.
Në mesin e tyre ishte edhe Eli-G, ai ka spikatur gjithmonë per suksesin në fushën e muzikës sepse ka disa këngë të publikuara me miliona klikime.
Pasi forcat e rendit kanë ndaluar grupin e të rinjve është sqaruar situata se e gjitha kjo kishte të bënte me xhirimin e një videoklipi të ri muzikor.
Dhe vetë Eli-G bën me dije për Arkiva News se edhe efektivët janë pjesë e një inskenimi drithërues, ideuar dhe realizuar nga “FullMoon Production”.
Sigurisht kjo skenë ka bërë kuriozë jo vetëm fansat por edhe të pranishmit që e ndoqën live.
Klipi i fundit i Eli-G është publikuar vetëm pak ditë më parë dhe ka rezultuar mjaft i suksesshem.
https://www.instagram.com/p/Bi1zhqDnRNP/?hl=en&taken-by=eli_g_senaj
Link: https://www.instagram.com/p/Bi1zhqDnRNP/?hl=en&taken-by=eli_g_senaj
Link: https://www.youtube.com/watch?v=pCLKpQPiwKo
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bijctmhn4uv/?hl=en&taken-by=eli_g_senaj