ShowBiz

Stresi fshin fotot me të fejuarën nga Instagrami. Ja si qëndrojnë faktet

Një ndër reperët më të sukseshëm në industrinë e muzikës, Stresi është njëherazi i njohur për “prapësitë” e tij. Po këngëtari kur bëhet fjalë për dashuri di të jetë ndryshe.

Klipi i tij i fundit ka rezultuar një sukses i vërtetë dhe planet për produksione të reja janë të afërta.

Stresi prej disa muajsh është i fejuar me një vajzë që quhet Kejsi. Mirëpo së fundmi në media u aludua se ata mund të jenë ndarë pasi në Instagramin e reperit ishin fshirë të gjitha fotot e saj. Ndërkohë gjatë intervistës së tij të fundit, Stresi ka treguar se si qëndron e vërteta.

Ai tregoi se i kishin hakëruar llogarinë në Instagram dhe i kanë fshirë fotot, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të ketë dasmë.

“Dasma do të bëhet shumë shpejt dhe do jetë tradicionale shqiptare, por nuk e kemi vendosur akoma muajin dhe datën”, theksoi Stresi.

Link: https://youtu.be/8TsC6GnAwgs?t=1789

Link: https://www.youtube.com/watch?v=V6m3vMXhyqk

Burimi i fotos kryesore: ©INtv