ShowBiz

Mes tyre nuk ka më komunikim. Çfarë bëjnë Enca dhe Noizy kur rastisin në një vend

Dyshja Noizy dhe Enca prej dy vitesh i kanë ndërprerë kontaktet me njëri-tjetrin, por nuk kanë qenë të pakta rastet që i kanë bërë bashkë.

Ju kujtohet video e Noizyt pak ditë më parë ku ndodhej në një taksi teksa filmonte shoferin?

Ai dëgjohej të fliste me zë të lartë duke e nxehur reperin i cili e filmonte gjatë gjithë kohës e madje e ofendoi në shqip.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Encës dje në New York. Këngëtarja ka postuar një video, ku ashtu si Noizy edhe ajo shihet duke filmuar taksistin që shan në gjuhën greke.

“Ok, shoferët e taksisë së verdhë janë të çmendur”, shkruan këngëtarja, ndërsa Noizy ka shfryrë edhe më rëndë…

Link: https://www.instagram.com/zinizin/

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=LsA1jJTNfnE