Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, këngëtarja Xhensila Myrtezaj është kujdesur që këto ditë të mbeten në përjetësi në kujtesën e saj.
Xhensila, pasi ka publikuar dy realizimet artistike para disa ditësh, ka treguar se ka ende vend për t’u mrekulluar.
Realizimi i fundit është një mrekulli, që tregon një lule brenda një luleje. Xhensila nuk mund të shfaqej më e bukur se sa kaq dhe shtatëzania i ka shtuar pa masë nurin asaj.
“Ne perfundim te ketij projekti me fotot e pritjes se embel, videon me lulen e zambakut te ujit e cila perfaqeson paqen, po e lej si te fundit, si te preferuaren time.” shkruan Xhensila në lidhje me videon e mëposhtme.
https://www.instagram.com/p/BjDJDGMBvYj/?taken-by=xhensilamyrtezaj
Link: https://www.instagram.com/p/BjDJDGMBvYj/?taken-by=xhensilamyrtezaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjAi5jlBVgX/?taken-by=xhensilamyrtezaj