ShowBiz

A do të donit që Alketa Vejsiu të lançojë një këngë? Ja se si janë përgjigjur fansat

Alketa Vejsiu është një ndër figurat më të njohura të televizionit dhe njëherazi një personazh shumëdimensional dhe pasionant.
Aktualisht ajo moderon një program me fëmijë që quhet “Në kurthin e Piter Pan”, ku personazhe të njohur të sferave të ndryshme merren në pyetje nga fëmijët. Suksesi i këtij lloj formati bazohet pikërisht tek çiltërsia e pyetjeve fëmijënore, që shpesh herë krijojnë momente të papërsëritshme televizive.
Por teksa na mbeten edhe dy puntata deri në fund të “Kurthit të Piter Pan” shumë nga fansat e Alketës do të donin ta shihnin moderatoren e tyre të dashur, në një fushë tjetër. Atje ku ajo ka dhënë prova edhe më herët, pikërisht te kënga.
Nga një anketim i zhvilluar nga Arkiva Shqip, rezulton se 66% e atyre që kanë reaguar do të donin që Alketa të lançonte një këngë. Pjesa tjetër prej 34 % nuk janë të kësaj ideje.
Ju si mendoni?
Link: https://www.instagram.com/arkivashqip/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bims-P6g6js/?taken-by=alketavejsiu