Këngëtaret shqiptare kanë “pushtuar” futbollin, me performancat e tyre.
Era Istrefi këndon himnin e Kampionatit Botëror, Dua Lipa këndon në ceremoninë finale të “Champions League”, ndërsa Rita Ora ka bashkaur forcat me UEFA-n për të përkrahur futbollin e vajzave.
Suksesi i Erës është ai që po përmendet këto ditë, madje kënga që do të dëgjohet gjatë gjithë Botërorit është bërë publike tashmë.
Nuk kanë munguar as reagimet e artistëve tanë, të cilët kanë dhënë vetëm fjalë të mira për Erën dhe padyshim se janë shprehur shumë krenarë.
E një prej tyre është edhe reperi Noizy, i cili menjëherë pas publikimit të këngës së Erës e postoi atë në llogarinë e tij në Instagram.
“Ne nuk ja dolëm për në botëror, Era po”, ka qenë mbishkrimi që Noizyt.
Link: https://www.instagram.com/zinizin/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=kFMZUxX6K6o
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgI3bZUlaNL/?taken-by=zinizin / https://www.instagram.com/p/BhKM5smjLE0/?taken-by=strefie