ShowBiz

Gati për dasmë Afërdita Dreshaj, ja çfarë bën

Ajo mori propozimin e ëndrrave për martesë në Pragë, nga partneri i saj. Tashmë këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj po përjeton ditët më të lumtura në jetën e saj. Më 29 qershor çifti do të kurorëzojë me martesë lidhjen e tyre.

Dasma do të realizohet në Miami, dhe me siguri do të jetë një ceremoni moderne. Së fundmi Afërdita ka bërë të ditur publikisht se po bën përgatitjet për ditën e madhe. Përmes pamjeve në Instastory, Afërdita na ka treguar se ka filluar provat për fustanin e nusërisë.

Zgjedhja e fustanit është një dilemë e madhe për nusen dhe Afërdita sigurisht që nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bft3sqmFrFT/?taken-by=aferditadreshaj