Valbona Selimllari është bërë e njohur në Shqipëri për pjesëmarrjen në Miss Shqipëria ku triumfoi dhe më pas vijoi karrierën duke u shfaqur në spektakle të ndryshme. Ka disa kohë që ka nisur punën si këshilltare në Bashkinë e Tiranës, për të cilën thotë se e do shumë.
Por shumë shpejt do ta shohim në ekranin e Ora News me një emision të ri që i dedikohet njerëzve në nevojë. Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar detajet e këtij formati, i cili nuk dihet ende kur do të jetë në transmetim, por do titullohet “Më jep dorën”.
Link: https://youtu.be/4sz4ZMwbjVs?t=2206
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News