Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, Bujar Qamili, ishte i ftuar sot në emisionin “Rreze dielli” në “Report Tv”. Ndër të tjera sqaroi lajmin e rremë që u përfol para disa ditësh se ai kishte të dashur dhe i blinte asaj dhurata parfume.
“Vazhdon t’i bësh dhuratë të dashurës parfume”? – ishte pyetja drejtuar nga moderatori i emisionit Bujarit.
“Faktikisht gazetarët i dua shumë,por problemi është se ma kanë deformuar fjalën. Më duket se këtë e kam thënë tek Rozi(Rozana Radi në emisionin Boom), por ma ka deformuar. Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kamë thënë unë, por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M’i ka ik pak muhabetit, më duket” – ka qënë përgjigjia e Bujarit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=dKU6bsGGYto
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News