ShowBiz

A do të largohet nga “Al Pazar”? Ja ç’thotë Xheni Hallulli

 

Xheni Hallulli ka nisur punën si aktore humori fillimisht në Portokalli dhe më pas në Al Pazar.

Sot është një nga aktoret më të dashura të humorit.

Por a do të largohet Xheni nga Al Pazar për punuar në një emision tjetër humori?

“Jo”-u përgjigj ajo, e ftuar në emision Ditë e Re.

“Nuk mund ta lej dot më tani sepse unë kam filluar në Portokalli me Gonin, kam vazhduar me Gonin kështu unë jam bërë me Gonin aq e afërt dhe nuk do të ndihesha më mirë në ndonjë vend tjetër. E kam edhe mbështetje. Ai më njeh shumë mirë dhe unë e njoh shumë mirë. Duke qenë aq komod me Gonin nuk mund ta lija për diçka tjetër,”-shtoi kaçurelsa e njohur.

Link: https://youtu.be/C5l4xsTR1w0?t=725

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News