ShowBiz

“Gjendet e shtrirë nëpër shkallë blogerja” Olti Curri tallet me Arminën

 

Blogerja e njohur Armina Mevlani së fundmi ka postuar një foto që po bëhet virale tashmë, kjo për shkak të Olti Currit.

Armina ka shumë shije të kultivuar ndër vite, por ndodh që kreativiteti të çalojë në raste të caktuara.

Olti e ka bërë “pjesë të kronikës” foton e Arminës ku ajo shfaqet e shtrirë në shkallë me limona rreth saj.

“Njoftim: Gjendet e shtrirë nëpër shkallë blogerja Armina Mevlani. Nga hetimet paraprake del se pranë saj ka disa kokrra limoni por që duket se nuk kanë lidhje me ngjarjen”, shkruan Olti.

“Ekzaminimet ne vendngjarje sjellin fakte kontradiktore. Ajo ka shenja te kuqe tek thonjte qe tregojne se ka qeruar shege. Nderkohe buzet ngjyre portokalli tregojne qe ka konsumuar sasi te medha leng portokalli. Po limonat çfarë lidhje kanë me të tërën”, Vazhdon ai.

“Mendohet se rrëzimi ka ardhur si shkak i helmimit me shegë, portokalle dhe limona”, përfundon Olti përshkrimin e tij epik.

Link: https://www.instagram.com/olticurri/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhURjylg8Wa/?taken-by=olticurri / https://www.instagram.com/p/BjMzzq7FLdm/?taken-by=armina_mevlani