ShowBiz

Shkon në iftar me dekolte. Fansat kapen keq me Klea Hutën

Aktorja dhe këngëtarja Klea Huta është mjaft e njohur dhe vazhdimisht në qendër të vëmendjes publike.
Por një postim që Klea ka bërë në Instagram ditën e djeshme, ka ngjallur reagime negative nga shumë fansa të saj. Këngëtarja hodhi një foto së bashku me një vajzë tjetër, ku shfaqej e veshur me një kostum rozë dhe me një kanatjere të bardhë e cila ishte e hapur tek pjesa e gjoksit.
Kur ishim për një darkë Iftari”, ka shkruar Klea në postimin e saj dhe menjëherë ndjekësit i janë hedhur në sulm, duke e kritikuar për veshjen e saj. “Per 1 dark iftari, me gjoks jasht??”, “Iftar me kete veshje”, “Si mund të shkosh ti në iftar ashtu kur feja islame nuk e pranon?”, ishin disa prej komenteve të tyre.

Por, Klea nuk ua ka kursyer aspak përgjigjen, duke komentuar: “Injorantë të një kalibri të lartë”. E pavarësisht kësaj, ky koment duket se vetëm sa i ka nxitur më shumë njerëzit, të cilët kanë vazhduar me fjalët negative. “Zoti i bekoftë dhe i udhëzoftë“, ka vendosur të komentojë disa herë rresht Klea.

https://www.instagram.com/p/BjX9JMaFO4Q/?taken-by=kleahuta

Link: https://www.instagram.com/p/BjX9JMaFO4Q/?taken-by=kleahuta

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BWaPV0hlzE0/?taken-by=kleahuta