Aktualitet

Largohet Fevziu nga Klan-i? Kryeredaktorja e Opinion shton më tej dyshimet

Ditët e fundit ka pasur lajme sipas të cilave Blendi Fevziu do ta transferojë emisinin e tij “Opinion” te rivali kryesor i televizionit aktual ku shfaqet, Top Channel.

Gjithsesi vetë Fevziu nuk ka folur ende për gjithë këtë tollovi lajmesh.

Por sot në faqen e vet në Facebook ka reaguar kryeredaktorja e emisionit të tij, gazetarja Desada Metaj. Kjo e fundit e shton edhe më shumë mjegullën për atë që po ndodh mes Blendi Fevziut dhe Aleksandër Frangajt.

Sipas gazetares Metaj, kuriozët, “duhet të presin edhe pak për vendimin” dhe se logoja ku shfaqet “Opinion”, nuk ka kurrfarë rëndësie.

Statusi i plotë i Desada Metaj

Mes shume halleve që ka ky vend, na del problem dhe ekrani ku do transmetohet emisioni “Opinion”. Personalisht, si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim.

Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin.

Ndërkohë që për shikuesit e rregullt te emisionit, jam e bindur se logo ku transmetohet emisioni i tyre i dashur nuk ka kurrfarë rëndësie.”

Link: https://www.facebook.com/desada.metaj

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjVWvtLnS0R/?taken-by=blendifevziu