ShowBiz

“Kapardisu me lekët e popullit” Armina polemizon me komentuesin

Armina Mevlani është një nga blogeret që rrëmben gjithnjë vëmendje mediatike nëpërmjet publikimeve të saj në rrjetet sociale.

Mevlani ndodhet në Paris, pasi është pjesë e një eventi luksoz që po organizohet në kryeqytetin francez.

Pasi publikoi një foto në Instagram nga ky event, ajo duket se ka marrë një koment të pakëndëshëm.

“Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron.”- i shkruan komentuesi.

Por blogerja nuk ka qëndruar e heshtur ndaj komentuesit, teksa i përgjigjet: “Me thënë të drejtën i gjithë eventi ka qenë i organizuar nga Moet & Chandon dhe meqë nuk e kuptoni, puna ime është e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve ashtu siç ky udhëtim e shumë të tjera organizohen nga vetë firmat dhe financohen po nga ato.”

Mesa duket, Armina Mevlani arriti të bindë komentuesin i cili më pas kërkon ndjesë.

https://www.instagram.com/p/BjaeX_kBTmg/?taken-by=armina_mevlani

Link: https://www.instagram.com/p/BjaeX_kBTmg/?taken-by=armina_mevlani

Link: https://www.instagram.com/p/BjaeX_kBTmg/?taken-by=armina_mevlani

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjhduJnFf0f/?taken-by=armina_mevlani