Ard Daullxhiu, ishte i ftuar mbrëmë në “Zonë e lirë” për të përgënjeshtruar video-skandalin që plasi javën e kaluar në emision, ku Ardi shihej duke flirtuar në kamer me një vajzë tjetër. Teksa kanë qënë duke folur mbi këtë çështje, Çani e ka pyetur Ardin nëse është e vërtetë që gruaja e tij, Luljeta, e ka braktisur Ardin dhe nuk jeton më me të, por Ardi e ka mohuar diçka të tillë. Megjithatë, Çani ka vendosur ta marrë në telefon gruan e Ardit për ta konfirmuar këtë gjë dhe në këtë moment të mjerit i ka dalë gënjeshtra.
Luljeta, gruaja e Ardit, iu përgjigj telefonatës së Çanit dhe aty ajo pranoi hapur se ka dy muaj që është ndarë nga i mjeri më i famshëm në Shqipëri. “Kam dy muaj që kam ikur… për punë të vajzës jemi ndarë. Gocën e kam lënë tek Ardi”, u shpreh ajo në telefonatën e Çanit, ndërkohë që Ardi nga ana tjetër i thoshte “Thuaj të vërtetën se ta tregoj unë pastaj”.
Pasi mbylli telefonatën me Luljetën, Çani e ka pyetur Ardin se çfarë kishte ndodhur midis gruas së tij që ata janë ndarë. Ai i ka habitur të gjithë kur ka deklaruar live në emision se e ka dhunuar gruan e tij, së cilës i ka dalë edhe gjak nga hundët kur ai e ka gjuajtur. “Isha te oborri po pija kafe, i thash kap çik gocën dhe ajo e kapi me dhunë vajzën, madje e ka dhunuar. Pasi i thash që mos e kap ashtu, ajo më gjuajti me grusht dhe une e gjuajta dhe e bëra me gjak në hundë. Siklet i jashtëzakonshëm për të mjerin më i famshëm në Shqipëri.
Link: https://youtu.be/RxSehH8E_ic?t=97
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan