Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë stërlakuar së fundmi në lidhje me fotot e tyre të përbashkëta në disa vende të europës dhe në bregdetin e jugut. Mediat hedhin dyshime të forta se ata po jetojnë një romancë dhe se dyshja mund të jenë çifti i ri i showbizzit shqipëtar.
Në eventin e disa ditëve më parë, organizuar nga Alketa Vejsiu, ata u paraqitën bashkë dhe kjo u duk si një “outing” i çiftit, por për ti shkuar deri në detaj çëshjes së shumë përfolur është kujdesur gazetari i “Jo vetëm modë” Eni Shehu, i cili i pyeti për herë të parë të dy për këtë çështje.
Albi tha se gjithçka është një keqinterpretim i madh dhe se Alba është asistentja e tij dhe bashkë-koreografia në eventin ku ishin të pranishëm. Sakaq që Albi nuk e mbante dotë seriozitetin, ka ndërhyrë edhe Alba e cila ka saktësuar se kemi pasur një seri të gjatë workshop-esh në Paris, Bruksel, por edhe në brigjet e jugut shqipëtar në Palasë, ku janë fotografuar bashkë. Kjo përgjigje sigurisht është shoqëruar me të qeshura.
Link: https://youtu.be/eRKRyRh4iZA?t=341
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan