Moderatori Ardit Gjebrea ka organizuar shorteun e kompanie të njohur eventesh në emisionin e tij “E diela shqiptare”. Ai ka ftuar në studio vogëlushen e tij Annën, për të tërhequr emrin e fitueses së fundit të një fustani nusërie.
I frymëzuar nga tema e dasmave, Arditi ka pyetur vajzën e tij se si e imagjinon ajo ditën e saj të dasmës.
“Uh, çfarë pyetjeje, se di.”- është përgjigjur Anna dhe pas kësaj moderatori i ka bërë një pyetje tjetër, për mënyrën se si e imagjinon ajo “princin e kaltër”.
Surprizë! Gjesti i Annës i ka surprizuar të gjithë: Ajo ka drejtuar gishin nga i ati dhe ka thënë “ti”. Pas kësaj nuk kanë munguar duartrokitjet dhe përlotja në sallë.
Foto: ©Tv Klan
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BebpyddB16I/?taken-by=arditgjebrea