Pas martesës Gjyste Vulaj u distancua pak nga bota e artit, por kësaj here duket se ka vendosur të rikthehet me polemika.
E ftuar të “Rudina”, Gjyste ka folur për performancën e Ermal Metës dhe Rita Orës në shesh, teksa e ka akuzuar këngëtaren shqiptare me famë botërore se ka vjedhur muzikën e kompozuar nga bashkëshorti i saj, Sokol Vula.
Sipas saj, muzika popullore e ndërthurur me hitin e Rita Orës “Black Widow” që ndezi sheshin Skënderbej mbrëmjen e djeshme është kompozuar nga burri i Gjystes, ndërsa ka shtuar se e kanë lënë me kaq këtë temë.
Gjyste Vulaj ka theksuar se ndihet majft krenare për Ritën, mbi të gjitha për faktin se i ka dhënë popullaritet një valle shumë të njohur si ajo e Tropojës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=NiT2-TlJsw4
Link: https://youtu.be/3bHEvnTIPgY?t=2229
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjnUnOkFz6-/?taken-by=rudinamagjistari