ShowBiz

Më shumë se hit veror, Albani dhe Noizy përcjellin një mesazh të rëndësishëm social

Jo vetëm një këngë e paharrueshmë e stinës së verës, por vërtet një mesazh sensibilizues për të gjithë të rinjtë e të rejat që adhurojnë këta dy emra të mëdhej. Alban Skënderaj dhe Noizy vijnë gjithashtu nga e njëjta rini. Edhe ata kanë pasur dikur thjesht ëndrra që me shumë punë e shumë sakrificë i kanë sjellë në jetë.

Një mikrofon i varur larg mundësisë për ta kapur, sado të zgjatesh, një strukturë e ngritur në bashkëpunim, deri në pikën që ky mikrofon bëhet i kapshëm… Ky është etydi dhe këto janë simbolet plot kuptim, të përdorura në klip.
Edhe pse në dy rryma të ndryshme gërshetimi i stileve të tyre është mjaft interesant dhe i ka dhënë shumë peshë dhe vlerë kësaj vepre që quhet “Drejt Suksesit”.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=q3imTabsh2Y