ShowBiz

“Mi dhe flakë mallit tim” Rikthehet fuqishëm Luana Vjollca, përkrah Bujar Qamilit

Një nga hitet e mrekullueshme të muzikës qytetare shkodrane, ka marrë jetë e është rivitalizuar si asnjëherë tjetër. Projekti i ri i Luana Vjollcës në bashkëpunim me Bujar Qamilin ka sjellë në ritmet e 2018-ës një këngë plot ndjenja të artikuluara bukur.

Fansat kanë pritur me padurim rikthimin e Luanës me projekte të reja artistike dhe sigurisht ky i fundit do lerë gjurmë në verën e të gjithëve.
Me një klip shumë simpatik , ku valon festa shumëngjyrëshe bjondina jonë dallon mes bukuroshesh të tjera, me ndryshimet e bëra në look-un e saj. Në këngë Luana ka sjellë freski me vargje të reja por edhe pikante. Interpretimi është fantastik, e si mund të ishte ndryshe për një këngë unike në llojin e saj si “Mi dhe flakë mallit tim”.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=0VrTsfcTCek