Gangsterja e Elbasanit, Trejsi Sejdini është shpallur më e bukura e shqipërisë duke iu dhënë kurora e Miss Universe Albania.
Trejsi arriti fillimisht të klasifikohej në Top 3-she dhe të rrëmbente çmimin “Miss Social Media”.
Trejsi njihet nga publiku për shkak të videove me sherre apo fotot që poston në rrjete sociale, por sot e ftuar në “Vizionin e pasdites”, Missi ka treguar më shumë për veten.
“Jam thjesht 18 vjeç, një moshë shumë e brishtë dhe e vogël për të qenë një person me shumë eksperienca jete. Studioj në shkollë, kaloj kohën time të lirë në një kurs ku mund të mësoj diçka më tepër për shkollën.
E kam dashuruar modelingun që në fëmijëri. Shqipëria nuk është një vend që të jepet mundësi e mirë për të qenë modele kështu që mendova Miss Universe Albania është mundësia më e mirë për të vazhduar karrierën jashtë.
Miss është një femër më e brishtë, krenare sesa një modele të cilat janë pak të hedhura. Edhe unë kam qenë e hedhur deri para pak kohësh se mosha bën të vetën dhe kemi bërë gabime në mënyrën sesi i kemi përdor fotot dhe videot, por në Shqipëri po nuk u kritikove një çik…”, u shpreh Trejsi duke u përpjekur të shfajësohet për skenat e shëmtuara të disa viteve më parë.
Link: https://youtu.be/CfUa3PxFj9o?t=329
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjuyoIhDpnY/?taken-by=trejsisejdini