Këngëtarja shqiptare, Xhesika Ndoja, prej disa kohësh është në një lidhje me një djalë, me të cilin hedh vazhdimisht foto e video. Megjithatë, kohët e fundit ka qarkulluar lajmi se Xhesika është ndarë nga i dashuri i saj pasanik dhe ata nuk janë më së bashku. Kjo pasi këngëtarja kishte fshirë të gjitha videot e fotot që kishte me djalin nga Viena.
Këngëtarja duket se është irrituar shumë nga këto lajme dhe i është drejtuar Instagramit për të folur njëherë e mirë mbi këtë çështje. Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo ka hedhur shkrimin e një gazete që shkruan se Xhesika është ndarë nga i dashuri, duke e përgenjështruar këtë lajm.
E revoltuar, ajo ka bërë një deklaratë të gjatë, ku ka sqaruar se vazhdon të jetë në një lidhje me të. “Kjo është për të gjithë ju që ushqeheni me inat, zili dhe dashakeqësi ndaj meje dhe po ashtu me këto gjëra ushqeni dhe mediat me fake news, dua t’ju bëj me dije se për fatin e keq tuajin dhe për fatin tonë të mir “NE” jemi bashkë do vazhdojmë bashkë derisa ju të pëlcisni nga mërzia që ju ka pushtuar shpirtin dhe prap “NE” do vazhdojmë serisht bashkë…zoti ua shtoftë inati”, u shpreh ajo.
Link: https://www.instagram.com/xhesikandoja_official/
Burimi i fotos kryesore: