Pjesmarrja e gjinisë femërore në politikë gjithmonë ka shërbyer për të qetësuar situatat e debatet që krijohen.
Sepse gratë dhe vajzat me atë bonsensin dhe mungesën e sanguinitetit janë shpeshherë më të logjikshme se gjinia tjetër.
Një deputete ishte dje e ftuara e radhës në studion e “Rudina” në Tv Klan. Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak rrëfeu rrugëtimin në politikë dhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj. Balje është komentuar gjerësisht në media edhe për paraqitjen e saj dhe format e lakmueshme.
Ajo tregoi se edhe pse ka jetur në Prizren, ka nisur të mësojë shqip kur është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Unë kam lindur në Prizren, por 10 ditë më vonë jemi larguar për në Vojvodinë. Edhe sot atje i kam prindërit. Unë jam martuar dhe vazhdoj të jetoj në Prizren. Fillimi në politikë për mua ka qenë shumë i vështirë sepse nuk dija asnjë fjalë shqip kur kam hyrë në Parlament.
Më pas vendosa të mësoj gjuhën shqipe dhe tashmë nuk jam shumë e kënaqur me atë që kam mësuar, por mundem të kuptoj” u shpreh bukuroshja.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=6PBnZx03Z3M
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=662540973909074&set=ecnf.100004595311091&type=3&theater