ShowBiz

U fejua në fshehtësi. Armando Sadiku flet për herë të parë për të fejuarën

Armando Sadiku, para disa muajsh u fejua me të dashurën e tij nga Kosova. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai nuk ka postuar më parë foto me partneren e tij dhe e ka mbajtur mjaft të fshehtë lidhjen me të. Sot, i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, sulmuesi i kombëtares kuq e zi, ka zbuluar për herë të parë disa detaje për të fejuarën e tij.

Siç  ka rrëfyer Armando, partnerja e tij quhet Elona dhe është me origjinë nga Drenica e Kosovës. Ata janë njohur me njëri-tjetrin kur futbollisti ka luajtur në Zyrih, ndërkohë që ajo ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

Link: https://youtu.be/MafH-ARWT5M?t=3061

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgoszixhT-2/?taken-by=armandosadiku_10