ShowBiz

Pas tradhtisë së të dashurit, reagon Dua Lipa

Pas raportimit se i dashuri Dua Lipa-s, Isaac Crew ishte në një klub nate duke kërcyer në mënyrë shumë intime me një femër tjetër me të cilën kishte shkëmbyer puthje vjen reagimi i këngëtares.

Këtë ajo e ka bërë përmes një postimi në “Twitter”. Dua shprehet se do të vazhdojë më tutje, dhe nuk frikësohet nga dashuria.

“Duhet t’i mbani miqtë dhe të dashurit tuaj afër, besoni instinktit tuaj. Mos i lëshoni kurrë ata që janë të sinqertë, që e kanë qëllimin më të mirë në zemër dhe nuk kanë hile. Dashuroni ata me gjithçka që keni, sepse ata e meritojnë më të mirën. Dashuria është gjëja më e bukur në botë. Mos keni frikë të dashuroni me tërë qenien tuaj. Nëse nuk ecën sipas dëshirës suaj, nuk është fundi i botës, kjo vetëm sa ju forcon për të ardhmen tuaj. Dashuria ju pret kudo” ka shkruar Dua.

https://twitter.com/DUALIPA/status/1006362795531751425

Link: https://twitter.com/DUALIPA/status/1006362795531751425

https://twitter.com/DUALIPA/status/1006369500000899072

Link: https://twitter.com/DUALIPA/status/1006369500000899072

Burimi i fotos kryesore: https://twitter.com/DUALIPA/status/1006308373590142978