ShowBiz

Einxhel Shkira na njeh me mashkullin më të rëndësishëm të jetës së saj

Me të ajo ka një raport shumë të ngushtë, si dy shokë. Personi në krah të moderatores Einxhel Shkira është babai i saj.

Të dy ata rrëfyen në emisionin “Rreze Dielli” për marrëdhënien e tyre ndërsa sa i takon marrëdhënieve intime që krijon, moderatorja Shkira zbuloi se do i prezantojë të atin vetëm atë mashkull që do zgjedhë ta ketë partner jete.

“Babi më ka thënë një gjë që unë e kam vath në vesh. Nuk dua të njoh cuna nëpër kafe, dua të njoh vetëm njeriun që ti do zgjedhësh, kur ta ndash mendjen”, tha Einxhel ndërsa i ati shpjegoi:

“Pse të thotë Enxhi nesër, unë e bëra gabim, të pyta ty e ti më the mirë”.

Moderatorja ndërkaq shtoi:

“Çdo person që takoj e shikoj me syrin a mund t’ja prezantoj babit këtë person? Dhe s’kualifikohet direkt. Se unë s’mund t’ja prezantoj vetëm se argëtohem unë. Ai duhet të jetë i denjë t’ja prezantoj babit”.

Link: https://youtu.be/dthyPlPMAdM?t=1068

Burimi i fotos kryesore: ©Raport Tv