ShowBiz

Brenda shtëpisë superluksoze të Çiljeta Xhilagës

 

Në rubrikën “Për drek me mua” në emisionin “E diela Shqiptare” të ditës së djeshme, ishin të ftuat këngëtarja Çiljeta Xhilaga, aktori Gent Hazizi dhe gazetari Alban Xhihani.

Ishte Çiljeta ajo e cila kishte hapur dyert e shtëpisë së saj dhe kishte mirëpritur të ftuarit. Ndërkohë që Çiljeta po përgatiste drekën kamera kapi dhe ambientet luksoze të shtëpisë së këngëtares.

Në to shihej një shtëpi shumë moderne e areduar në një mënyrë shumë të bukur. Çiljeta tregoi që është një amvisë shumë e mirë, pasi përveç kujdesit që i kishte kushtuar shtëpisë dhe gatimit, ajo është një nënë mjaft e zonja.

Link: https://youtu.be/Um7hEdhJinM?t=1113

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkKaSNzhOTg/?taken-by=ciljetaxhilaga