ShowBiz

Pasi tërboi rrjetin me fotot e pabesueshme edhe Nicky Jam i përgjigjet mesazheve të Oriolës

Së fundmi ajo është bërë kryefjala e të gjitha portaleve dhe fotot e saj të nxehta po tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

E guximshme, seksi, joshëse dhe me forma bombastike, bukuroshja Oriola Marashi është momentalisht femra më e komentuar e showbizit shqiptar. Mirëpo fotot dhe videot provokuese të modeles tashmë nuk po tërheqin vetëm vëmendjen e shqiptarëve, por edhe të personzheve me famë botërore. Është fjala për këngëtarin Nicky Jam, i cili i ka shkruar Oriolës në Instadirect.

Këngëtari i cili ka sjellë hitin e Botërorit në bashkëpunim me Era Istrefin i ka dërguar Oriolës një zemër. “O Nik si t’kam”, ia ka kthyer Oriola që më pas e ka publikuar bisedën në Instastory.

Nuk ka vonur shumë dhe Nicky ia ka kthyer në këtë formë përgjigjen modeles shqiptare. Këngëtari me famë botërore i ka bërë follow Oriolës.

Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiaGQF8DRw7/?taken-by=oriolamarashi