Brazili mori veç një barazim nga ndeshja e mbrëmshme me Zvicrën, duke bërë një paraqitje të vakët. Megjithatë sikurse dihet, janë të shumtë tifozët shqipëtarë që simpatizojnë Brazilin.
Mes tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit i cili ka shndërruar foton e profilit duke vendosur brenda kuadratit simbole nga skuadra e zemrës.
Mes komenteve të shumta, bie në sy komenti i të fejuarës së tij Armina Mevlanit e cila me ironi i ka shkruar: “Edhe këtë e bëre?” duke e shoqëruar me emoji e të qeshurit me lot.
Mesa duket Armina nuk priste që Shkëlzeni të ndryshonte foton e profilit pas paraqitjes mediokër të Brazilit.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjvMsCHBsfl/?taken-by=zeni.berisha