ShowBiz

Ditë speciale për Stresin. Ja ku po e feston 4 mujorin e fejesës reperi

Reperi i njohur Stresi është në një lidhje me një vajzë që quhet Keisi. Ai vazhdimisht ka treguar se sa i dashuruar është me të, pasi postonte foto të shumta ku i shpreh ndjenjat.

Ndërkohë para 4-muajsh Stresi dha lajmin e bukur se ai dhe partnerja ishin fejuar. Madje reperi tha se shumë shpejt do të martohen në një ceremoni private që do të mbahet në Santorini.

Por para disa javësh nga profili i tij në “Instagram” u fshinë të gjitha fotot me partneren. Kjo për hir të një hakerimi. Një gjë e tillë bëri që në të gjitha mediat të diskutohej lajmi që Stresi dhe Keisi ishin ndarë.

Por në fakt nuk ishte ashtu. Reperi u dha fund spekulimeve dhe zbuloi se i kishin vjedhur adresën e këtij rrjeti social.

Një ditë më parë Stresi ka postuar një foto me të fejuarën ku thotë se bënë 4 muaj bashkë me një status tjetër, atë të fejuarve. E për të festuar janë nisur për disa ditë pushimi në Sarandë.

Stresi nuk i ka kursyer edhe për ndjekësit e shumtë postimet online.

https://www.instagram.com/p/BkNulPThdK8/?taken-by=stresi

Link: https://www.instagram.com/p/BkNulPThdK8/?taken-by=stresi

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/stresi/