Ditën e djeshme, moderatorja e njohur, Marina Vjollca, postoi një foto në profilin e saj në Instagram, në të cilën dukej e mahnitshme veshur me një jumpsuit jeshil që e tregonte shumë joshëse.
Megjithatë, shumë fansa e kritikuan moderatoren se kishte bërë photoshop dhe pa dashje, kishte hequr edhe gishtin e madh të dorës së majtë, të cilën e kishte ngritur lart.
Pas akuzave të shumta që iu bënë, duket se Marina ka vendosur që t’i sqarojë të gjithë mbi këtë temë. Ajo i ka kthyer përgjigje një vajze që i ka komentuar se ç’ka ndodhur me gishtin e saj, duke mohuar se ka përdorur photoshop, por ka qenë thjesht këndi i fotos që ka krijuar atë iluzion. “Është vetëm çështje e këndit, e paskam përthyer gishtin pak më shumë mesa duket. Qetësohuni”, ka thënë Marina, duke sqaruar njëherë e mirë të gjithë këtë çështje që bëri bujë.
https://www.instagram.com/p/BkQrjS8HY6w/?taken-by=marina_vjollca
Link: https://www.instagram.com/p/BkQrjS8HY6w/?taken-by=marina_vjollca
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bim4SvelOOk/?taken-by=marina_vjollca