Prej javësh tashmë mediat kanë pasur në fokus ditën më të rëndësishme të jetës së këngëtares dhe modeles Afërdita Dreshaj.
Në pak ditë do të bëhet nuse dhe gruaja e sportistit çek Jakub Kindl, kështu që asgjë nuk mund t’i lihet rastësisë.
Pas festimeve të çmendura me miket e saj në Las Vegas ku shijoi ditët e fundit të beqarisë, Dreshaj i është përkushtuar seriozisht punës për tu dukur përrallore në dasmën e saj.
Tashmë bukuroshja ka nisur edhe provat me grimin dhe modelin e flokëve prej nuseje. Sigurisht që postimet online nga ana e saj nuk kanë munguar.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BegV2SrF2C4/?taken-by=aferditadreshaj