ShowBiz

Është ndarë nga djali i Jozefina Topallit? Më në fund flet vetë Eva Murati

Median online kanë spekulluar disi në mjegull për një ndarje të mundshme mes Eva Muratit dhe djalit të Jozefina Topallit, Genarit.

Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të thotë “po ose jo”edhe pse këto fjalë sigurisht kanë ndikuar në jetën e tyre.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze dielli” në Report Tv, Eva nuk preferoi as ta mohojë dhe as ta pohojë, por vuri theksin te fakti se nuk ka dëshirë më të flasë për jetën e saj private.

“Me gjithë respektin për karrigen e prezantuesit nuk dua të përgjigjem.

Nuk e kam patur problem më parë për këtë temë, për lidhjen time. Ajo u bë publike që kur isha 16 vjeç.

Ajo që më ka bezdisur më shumë është se veç arritjeve të mia, kjo veçohet më tepër nga tjerat.

Media ka abuzuar me emrin tim, kam vendosur t’i jap fund gjithë kësaj gjëje. Më mirë po vijoj ta lë me pikëpyetje meqë njerëzve ju pëlqen kaq shumë të flasin për jetën time personale”, -tha Eva me shumë sinqeritet.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bC9byMz_NzU

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bj1p8Q7h1XU/?taken-by=evamurati