Aktorin Olsi Bylyku për të gjithë është i njohur si “Kimikati” në saj të emrit të personazhit të tij në “Portokalli”.
Që kur doli për herë të parë në skenë, Olsi u pëlqye shumë nga publiku sepse solli një rol shumë interesant, duke përfaqësuar stereotipet më të çuditshme dhe njëherësh të zakonshme të të rinjve shqiptarë në ditët e sotme.
Së fundmi ka nisur në Top Channel programi më i ri televiziv, i cili i dedikohet sekreteve të Portokalli” ku Olsi Bylyku rrëfeu për Devis Mukën, moderatorin e këtij programi se në një nga puntatat e “Portokalli”, ku sapo Olsi ishte bërë pjesë, i kishte rënë një nga dhëmballat e cila ishte në fazën e saj të fundit të rënies.
Olsi ndalon për një moment dhe pa ndërprerë intepretimin në skenë e kalon në stomak pa u ndjerë , moment të cilin ne nuk e paskemi vënë re, por që u zbulua në “Sekretet e Portokallisë” formati i ri i të dielave.
Link: https://youtu.be/pIhnSQhdi8M?t=3339
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel