ShowBiz

Merr fund lidhja e Morena Tarakut me miliarderin iranian, ai i thotë fjalën e fundit

Para disa kohësh Morena Tarakut me miliarderin iranian, Sasha Sobhani bënë publike lidhjen e tyre me një sërë dedikimesh në rrjetet sociale.

Ata dukeshin mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin, madje bënë tatuazh emrat e njëri-tjetrit dhe u tha se po jetonin bashkë në Turqi. Megjithatë, duket se çdo gjë ka marrë fund mes tyre.

Pasi u vu re se ata nuk postonin më foto së bashku, nisën dyshimet e para se lidhja midis tyre mund të kishte marrë fund. Tashmë, këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet Sasha nëpërmjet një postimi në Instastory. Në një video të publikuar nga ai, Sasha me një çakmak në dorë shihet teksa djeg byrzylykun që ka në dorë, ndërkohë që përbri videos ka shkruar “Ik pirdhu”. Ndërsa në videon pasardhëse e shohim në një pishinë duke shijuar diellin e mbi video shkruhet “Erdhi vera, harro dhe shijoje”. Gjithashtu, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Link: https://www.instagram.com/sasha_sobhani/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/sasha_sobhani/