ShowBiz

“Ndërroi jetë gjysmë ore pasi folëm në telefon” Gena tregon historinë e hidhur

I mirnjohuri Gena, pasditen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Rudina “ në Tv Klan. Ndër të tjera këngëtari foli edhe për jetën e tij private.

Ndërsa tregoi detaje për humbjen e nënës së tij. Ai tha se nëna kishte ndërruar jetë vetëm gjysmë ore pasi kishin folur në telefon bashkë.

“S’ma merr mendja se ka një njeri më të shtrenjtë se nëna, do më mungojë gjithë jetën. Është një boshllëk i madh, por është pjesë e jetës që nuk i shpëtojmë dot. Nëna ime u nda nga jeta në Janar të këtij viti. Ajo vuante nga një sëmundje në mushkëri. Ishte në Gjermani dhe vetëm një gjysmë ore para se të ndërronte jetë unë fola me të. Dhe kur më mori vëllai që më dha lajmin unë mbeta pa tekst, ngeca, më mbeti telefoni në dorë”, tha Gena i emocionuar.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=sPkyTTvC-9A

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan