Autoktonësia e shqipëtarëve në këto troje është e shenjuar përjetësisht nga gjuha që një pjesë e mirë e gadishullit të Ballkanit e flet në jetën e përditshme.
Eshtë pikërisht ajo gjuhë që edhe definon atë që quhet “Shqipëri Etnike”, në kuptimin e parë të fjalës. Aty ku ka shqipëtar prej fillimeve parahistorike është tokë etnikisht e njohur si shqipëtare edhe pse në kufijtë e shteteve të tjera.
Përçarjet e trojeve që kanë sjellë konfliktet historike mes fqinjëve, janë edhe faktori kontradiktave në Ballkan, por gjuha shqipe ekziston edhe sot e kësaj dite për të shenjuar vjetërsinë e këtij populli në këto troje.
Ndër monumentet e hershme kolosalë të zbuluara së fundi, është edhe piramida gjigande në Bosnje.
Ajo njihet si piramida më e madhe e ndërtuar nga duart e njeriut, bazuar në pohimet e Sam Semir Osmanagich, studiues boshnjak lindur në Houston të Shteteve të Bashkuara.
Sipas tij, këto struktura kolosale janë pikërisht vepër e Ilirëve, bazuar në mbishkrimet e gjetura ne brendesi. Ilirët kanë jetuar në këto trojë që prej vitit 12.000 para lindjes së Krishtit deri në vitet 500 PlK, për tu ndjekur më pas nga një popullsi më moderne që sot njihet si shqipëtarët. Gjithnjë bazuar në studimet e Sam Semir Osmanagich.
Sipas tij dhe shumë studiuesve të tjerë, gjuha shqipe është pasardhëse e Ilirishtes, duke qenë e ngjashme me një nga dialektet e kësaj të fundit.
Si përfundim Osmanagich na thotë në mënyrë indirekte se paraardhësit tanë janë edhe arkitektët e një prej strukturave më të mëdha piramidale të ndërtuara ndonjëherë nga dora e njeriut.
Burimi i lajmit: https://en.wikipedia.org/wiki/Bosnian_pyramid_claims
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/SemirOsmanagich/photos/a.288103564539170.89387.288103227872537/1433588796657302/?type=3&theater