Aktualitet

Më në fund grave në Arabinë Saudite u njihet e drejta e drejtimit të automjetit. Por ato nuk mund të udhëtojnë pa leje

Ajo e djeshmja ka qenë një ditë historike për gratë në Arabinë Saudite.

Vendi i tyre është i fundit në botë që heq ndalimin me ligj të grave për të ngarë automjete.
Menjëherë pas mesnatës, shumë femra saudite morën të drejtën legjitime të ulen pas timonit dhe disa syresh ashtu bënë vërtet që në çastet e para.
Duhet theksuar se për çështje të tjera, atyre u duhet pëlqimi i “kujdestarit” mashkull, madje edhe për të udhëtuar.

Pra këto fremra të nderuara, kanë të drejtë të ngasin makinën, por nuk mund të udhëtojnë me të, pa lejen e burrit.

Shumë gra të guximshme që kanë tentuar të ngasim publikisht automjetet e tyre janë dënuar rënde. Prej dekadash aktivistë të shumë kanë protestuar duke kërkuar këtë të drejtë për gratë.

Dita e shumëpritur nga gratë në Arabinë Saudite ka mbërritur. Pas mediatizimit të lajmit, të dielën pas mesnate mori fund ligjërisht dhe praktikisht ndalimi i drejtimit të makinave nga gratë. “Është një moment historik për çdo grua saudite,” tha prezantuesja televizive Sabika al-Dosari, duke lëvizur me makinë pak minuta pas përfundimit të ndalimit të ngarjes, në qytetin lindor të Al-Khobar. Mijëra gra kanë gjasa të ndjekin shembullin e saj gjatë ditëve në vazhdim.

Kujtojmë se grave saudite nuk u njihet e drejta për të udhëtuar, për tu martuar, divorcuar, apo të largohen qoftë edhe nga burgu, pa lejen e një të afërmi mashkull.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=aRyu5NoT0WU

Burimi i lajmit: https://www.welt.de/politik/ausland/article178100606/Saudi-Arabien-Frauen-feiern-Fahrverbotsende-Wir-brauchen-nicht-laenger-einen-Mann.html

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io