Këngëtari Sidrit Bejleri shquhet veç të tjerash edhe për sensin e tij të humorit të cilin e shfaq në çdo dalje të tij publike.
Së fundmi një nga muzikantët dhe profesionistët më të mirë në vend, ka qenë i ftuar në emisionin “Thurje” ku krahas të tjerave ka zbuluar se një alternativë për emrin që atij kanë dashur t’i vendosnin kur ishte ende fëmijë ka qenë Fatmir.
“Opsioni i dytë për emrin tim ka qenë Fatmir. Shumë vetë i referohen edhe emrit që unë kam Sidrit, je si drita më thonë. Në fakt me kalimin e viteve unë u bëra me të vërtet dritë, shkëlqej gjithandej”-ka thënë këngëtari me humor duke nënkuptuar flokët që nuk i ka më.
https://www.instagram.com/p/BkdmMDehjTB/?taken-by=sidritbejleri
Link: https://www.instagram.com/p/BkdmMDehjTB/?taken-by=sidritbejleri
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkdmMDehjTB/?taken-by=sidritbejleri