ShowBiz

Pasi ikjes me sherr nga “Dancing With the Stars”, çfarë e riktheu bashkëshortin e Almeda Abazit në Shqipëri?

Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, me mjaft popullaritet edhe në Shqipëri, Tolgahan Sayisman është lakuar shumë në media së fundmi, por jo për aspektin profesional.

Bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, javë më parë  mori pjesë dhe në spektaklin “Dancing With The Stars”, që Almeda e moderoi për 3 muaj me radhe.

Pas ikjes, Almeda akuzoi produksionin e spektaklit se nuk e kishin pritur si duhet atë dhe Tolgahan. U komentua gjatë në media deklarata e Almedës, por mesa duket, Tolgahan ka mbetur i kënaqur nga vizita në Shqipëri.

Pak orë më parë ai publikoi një foto nga bregdeti i Durrësit, duke u treguar të githëve se ka mbetur i mahnitur nga pamja e ofruar. Eshtë kënaqësi që mikpritja jonë është vlerësuar lartë.

Link: https://www.instagram.com/tsayisman/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiZ3LVMHIaM/?taken-by=tsayisman