ShowBiz

“K*rva e ditës”, Enca diskrediton fansin në sy të të gjithëve

Kur je në qendër të vëmendjes së milionave, mund të hasësh edhe në andrralla të tilla të papritura. Në një foto të postuar ditën e djeshme në profilin e saj, Enca shfaqet shumë joshëse teksa ka ekspozuar format e saj bombastike. Por, të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen një postim që këngëtarja ka bërë në Instastoryn e saj.

Ajo ka hedhur një foto të një fansi të saj, ku mjaft e revoltuar, ka shkruar se ai nuk ka për të shpëtuar pasi kishte folur keq për të, ndërkohë që më para i kishte shkuar nga pas Encës dhe i kishte kërkuar të bënte një foto me të. “Kurva mu vardis, gjurmoi rrjetet e mia sociale për të ardhur e për të bërë dje një foto me mua, por pastaj foli keq për mua në internet? Jo, nuk ke për të shpëtuar”, ka shkruar mjaft e nxehur këngëtarja përbri fotos së fansit.

Ndërsa në një postim tjetër në vijim, Enca ka bërë një paralajmërim të fortë publik gjithëve: “Ligji i fizikës: Nëse ngatërrohesh me mua, unë do të bëj ta pësosh keq”, ka shkruar ajo tejet e nervozuar.

https://www.instagram.com/p/BkfpQy9AxHa/?taken-by=enca

Link: https://www.instagram.com/p/BkfpQy9AxHa/?taken-by=enca

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeDrZYAn2rd/?taken-by=enca