Joha Spahiu dhe partneri i saj i dhanë fund beqarisë, pak javë më parë. Çifti kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në një atmosferë ngushtësisht familjare dhe miqësore. Edhe pse dasma ishte e thjeshtë, tërhoqi vëmendje të madhe mediatike.
Së fundmi moderatorja ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë filluar muajin e mjaltit në një resort piktoresk dhe luksoz, në një nga ishujt më ekskluziv në botë, në Ibiza. Jona ka publikuar pamje në rrjetet sociale nga momentet intime mes tyre.
Në një prej fotove Jona ka zbuluar edhe surprizën e bashkëshortit, ku shfaqet shtrati i mbuluar me petale, tullumbace, verë. Ambienti duket shumë romantik, dhe fillimi ideal i një jete të lumtur.
https://www.instagram.com/p/BkgGwqtn4EC/?taken-by=jonaspahiuu
Link: https://www.instagram.com/p/BkgGwqtn4EC/?taken-by=jonaspahiuu
Link: https://www.instagram.com/jonaspahiuu/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkKoUQ3HMGv/?taken-by=jonaspahiuu