ShowBiz

Të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, Fjolla Morina publikon çaste intime me partnerin

Reagimet e shumta që shkakton me postimet e saj në rrjetet sociale, e kanë bërë Fjolla Morinën një nga këngëtaret më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Në shumë foto e video, Fjolla tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj me ekspozimin e formave bombastike, për të cilat këngëtarja shquhet shumë. Megjithatë, një tjetër postim jo i këtij lloji, ka rënë në sy të fansave të saj.

Të kapur dorë për dore, Fjolla ka hedhur një video teksa shfaqet bashkë me partnerin e saj, të cilit nuk ia tregon fytyrën. Ai sot feston ditëlindjen dhe këngëtarja e ka uruar me fjalë të ëmbla.

Zemër “Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ajo mbi fotografi.

 

Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bhud-p-gJ0Q/?taken-by=fjolla.morina