Ori Nebiaj është çdo ditë në emisionin e mëngjesit, në Tch, ku i duhet që të përballet me të ftuar që janë të të gjitha fushave dhe të të gjitha natyrave.
Një pjesë respektojnë formatin, u përgjigjen pyetjeve dhe shkojnë, një tjetër, me natyrë më të hapur, krijojnë atmosferë tjetër, bëjnë humor.
Por ka edhe nga ata që flirtojnë me prezantuesit, dhe këtë e ka pranuar vetë moderatorja. Ajo ka dhënë edhe emrat e atyre e kanë ngacmuar në programin e mëngjesit.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Arena”, përballë “Këndit të së vërtetës”, Ori nuk i kurseu emrat.
Pyetjes së Edi Manushit se cilët janë meshkujt që kanë flirtuar me të në program, ajo, pa u menduar gjatë, tha: “Belerini Mezini (Igli Mezini), Gëzim Myshketa (gjatë kohës që Myshketa ishte në wake Up, dy prezantuesit, Eno dhe Isli, e lanë për një moment studion dhe u larguan.
Meqenëse Ori dhe Gëzimi janë të dy beqarë, ata menduan se ky ishte një rast i mirë për të lënë një takim për kafe. Pasi u kthyen, Ori u tha që “kafja” ishte vendosur për orën 19.30) dhe Enio (Enio Civici) që e kemi këtu”, – tha Ori duke parë nga Enio, i cili ishte gjithashtu i ftuar në Top Arena.
Rastet e lartpërmendura në video:
Link: https://youtu.be/Ah1v4sY2QN4?t=1493
Link: https://youtu.be/VjwrIs_4L-o?t=617
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkFgzMTnP9M/?taken-by=orinebijaj